Zhvendoset Kadastra e Vlorës por Çuçi “ngre supet” : Nuk di gjë sot ka dalë vendimi?

Zhvendoset Kadastra e Vlorës por Çuçi “ngre supet” : Nuk di gjë sot ka dalë vendimi?

Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Çuçi, i pyetur sot nga gazetarët lidhur me transferimin e Kadastres  në këtë qytet, deklaroi se nuk kishte dijeni për këtë vendim. “Kur ka dalë vendimi? Sot ka dalë? Nuk e di”, u shpreh Çuçi. I pyetur nëse do të këmbëngulë që zyra e Kadastrës të mbetet në Vlorë, për të dalë nga situata e mosinformimit, ai u fsheh pas ironisë duke deklaruar se “edhe qeveria duhet të vijë në Vlorë”. Ndërkohë, me një firmë të vetme, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka vulosur transferimin e strukturave vendore të Kadastrës në Vlorë. Vendimi, i cili hyn në fuqi më 1 shkurt 2026, ia heq qytetit bregdetar shërbimet e menaxhimit të pronave, duke i...