Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar, shpallet në kërkim 41-vjeçari pengmarrës

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar, shpallet në kërkim 41-vjeçari pengmarrës

Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zhdukjen e Eglant Koçit, 34-vjeçarit që u pa për herë të fundit më 4 qershor në kryeqytet. Shtetasi me iniciale A.Sh., është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin. Ndërsa një 25-vjeçar është arrestuar për përkrahje të autorit të dyshuar. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin. Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë...