“Zhdukja” e kantinës mln euro e Ergys Agasit! Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën, dosja në SPAK
ergys agasi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për hetimin lidhur me zhdukjen e verës së sekuestruar në kuadër të procedimeve ndaj Ergys Agasit. Dosja tashmë i ka kaluar Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila pritet ta bashkojë me hetimet për abuzimet me tenderat e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Çështja ka të bëjë me një kantinë vere, ku ndodhej koleksioni shumëvjeçar “Petrvs Pomedol” i cili u zbulua nga agjentët e BKH-së në vilën e Agasit, por shishet e verës të lëna në ruajtje për t'u sekuestruar nuk u gjetën më. Bëhet fjalë për 600 shishe verë të markave të shtrenjta, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit hetimor. Por, këto shishe rezultojnë të zhdukura brenda 24 orëve nga ambientet...
Burimi:
zeri.ai