Zhduket nga banesa e mitura 14-vjeçe, gjyshja denoncon në polici

Zhduket nga banesa e mitura 14-vjeçe, gjyshja denoncon në polici

GRAMSH – Në Komisariatin e Policisë Gramsh ka kallëzuar shtetasja S. M., 67 vjeçe, se mbesa e saj 14-vjeçare është larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen dhe kthimin e saj pranë familjes, ndërsa rasti po trajtohet me prioritet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.