Zgjidhje provizore/ Pas protestës, vlonjatët ‘dynden’ në burime me bidona për të mbushur ujë

Zgjidhje provizore/ Pas protestës, vlonjatët ‘dynden’ në burime me bidona për të mbushur ujë

Pas protestës së sotme për mungesën e ujit, qytetarët e Vlorës kanë qenë të detyruar të gjejnë zgjidhje provizore për të përballuar situatën. Me qindra banorë janë drejtuar drejt burimeve të ujit të ftohtë dhe pompave, ku janë krijuar radhë të gjata. Qytetarët po mbushin bidonët dhe automjetet, duke u përpjekur të sigurojnë sasinë minimale të ujit për nevojat e përditshme familjare. Pamjet nga terreni tregojnë një fluks të shtuar njerëzish, të cilët presin me durim për të mbushur bidonët, ndërsa shqetësimi për vijimësinë e furnizimit me ujë mbetet i pranishëm. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një zgjidhje të qëndrueshme për krizën e ujit në qytet.