Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi
Adrian Gashi u zgjodh kryetar i degës së PD në Durrës me shumicën e votave të anëtarësisë. Në përfundim të procesit të numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës, fitues u shpall kandidati Adrian Gashi me 586 vota. Kandidati tjetër, Erion Luka mori 268 vota. Dega e PD-së në Durrës hyri në zgjedhje të shpejta pas dorëheqjes, pak javë më parë, të kryetarit të mëparshëm, urbanistit Ardian Muka. Sot, demokratët u thirrën në votim, proces që nisi në orën 08:00 të kësaj të shtune në selinë e degës së PD në Durrës. Gashi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e oficerit të policisë gjyqësore në Durrës dhe është pedagog në Universitetin e Durrësit.
Burimi:
kohajone.com