“Zgjedhjet’ në PD”/ Nallbani: Edhe Mereme Sela do e mundte Berishën! Saliu është katandisur në një korrac me 40 vetë!
Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Bujar Nallbani, është shprehur se nëse në ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kryetar të Partisë Demokratike do të kishte edhe kandidatë të tjerë në garë, Sali Berisha nuk do të zgjidhej kryetar. Në një studio televizive, Nallbani tha se nëse do të kishte një garë të drejtë në PD, Berisha do të mundej edhe nga ish-pretendentja për kandidate (e cila u refuzua të merrte pjesë në garë), Mereme Sela. Më tej Nallbani tha se Berisha ka pasuruar një grup personash brenda PD-së dhe përmes tyre mban pushtetin brenda partisë. “Por përtej Saliut nuk ka PD. Dhe gjithçka do prevalojë vetëm me këtë person. Saliu nuk jep të ardhme. Është katandisur një korrac Saliu, me 40 të mbyllur brenda listës së...
Burimi:
sot.com.al