Zgjedhjet në PD/ Berisha mbledh drejtuesit politikë të hënën
Të hënën e javës së ardhshme është njoftuar zhvillimi i një mbledhjeje të drejtuesve politikë dhe koordinatorëve të qarqeve në selinë e PD-së, me pjesëmarrjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas burimeve në media, takimi do të zhvillohet në kuadër të procesit të brendshëm organizativ dhe zgjedhjeve në PD. Gjithashtu, mësohet se do të ketë diskutime edhe mbi vijimin e strategjisë së protestave, të cilat, sipas deklaratave të fundit të Berishës, pritet të vazhdojnë.
Burimi:
sot.com.al