Zgjedhja e administratorit të ri, ministrja Kumbaro takon 4 anëtarët e Bordit të Administrimit të “Luigj Gurakuqit”
Me 2 prill 2026, është njoftuar mbledhja e radhës e Bordit të Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” për zgjedhjen e administratorit të ri, në mes 4 kandidaturave: Mark Molla, Kozeta Jana, Julian Përgega dhe Armando Vata. Në fakt, mund të konsiderohet si vazhdim i mbledhjes së nisur e të ndërprerë me 3 mars 2026, ndërsa nga kjo datë, për mungesë kuorumi, nuk ka qenë e mundur të mblidhet Bordi i Administrimit (BA).Ndërkohë, ShkodraWeb ka mundur të sigurojë një informacion të orëve të fundit, i cili me gjasë mund të ketë ndikim në këtë proces. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka thirrur në një takim 4 anëtarë të BA, të emëruar nga dikasteri qendror si përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit.BORDI I ADMINISTRIMIT1.Adrian...
Burimi:
sarandanews.com