Zbulohet rrjeti i kontrabandës së makinave në Berat, arrestohet një 30-vjeçar
Një rrjet kontrabande me pjesë automjetesh është zbuluar në qytetin e Dimalit. Hetimet çuan në identifikimin e dy subjekteve ku automjetet çmontoheshin dhe pjesët e tyre shiteshin ilegalisht, kryesisht të ardhura nga Mbretëria e Bashkuar. Gjatë aksionit u sekuestruan 68 automjete, shumë prej tyre të çmontuara pjesërisht. Autoritetet bënë të ditur se aktiviteti i paligjshëm kishte krijuar një zinxhir të gjerë shpërndarjeje të pjesëve të kontrabanduara në tregun vendas. Pronari i njërit prej subjekteve, 30-vjeçari P. D., u arrestua menjëherë, ndërsa pronari i tjetrit, R. S., 31 vjeç, është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Burimi:
kohajone.com