Zbulohet rrjeti i ko’kainës me “pleh artificial”, SPAK çon në burg 3 persona dhe shpall 2 në kërkim

Zbulohet rrjeti i ko’kainës me “pleh artificial”, SPAK çon në burg 3 persona dhe shpall 2 në kërkim

Ka shkuar në 15 numri i të identifikuara nga SPAK, lidhur me hetimin e trafikimit ndërkombëtarë të kokainës, hetim i nisur në vitin 2022, kur u kap një sasi prej 485.5 kilogramë kokainë, e importuar nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me “pleh organik artificial”, që u sekuestrua në Frakull të Madhe, Fier. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar veprime të mëtejshme hetimore në kuadër të procedimit që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Më datë 4.3.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 11, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së...