Zbulohet në Sarandë një laborator kanabisi, arrestohet administratori i pallatit
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me një rast të kultivimit te kanabisit në ambiente të mbyllura, të zbuluar në qytetin e Sarandë. Sipas të dhënave, hetimet çuan në zbulimin e dy apartamenteve të përshtatura për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike në katin e nëntë të një pallati në lagjen nr. 2. Ambientet ishin të pajisura me llamba elektrike, ventilim dhe pajisje të tjera teknike, ndërsa energjia dyshohet se merrej përmes lidhjeve të paligjshme. Si pasojë e veprimeve hetimore, është arrestuar shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit ku ndodheshin ambientet. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim katër persona të tjerë,...
Burimi:
gijotina.com