Zbulohet lokali ku shitej kokainë dhe organizoheshin lojëra fati në Shkodër, arrestohet pronari 26-vjeçar
Zbulohet në fshatin Bajzë të Shkodrës, një lokal ku shitej Kokainë dhe organizoheshin lojëra fati. Për pasojë u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, 26 vjeç, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin në organet kompetente. Sekuestrohen nga lokali, doza Kokaine, 4 celularë dhe 1 makinetë për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaritë e paligjshme. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Game Over”. Gjatë operacionit...
Burimi:
top-channel.tv