Zbulohet emri i oligarkut që po bën tratativa midis Putinit dhe Zelenskit, ai ishte në Kiev në fshehtësi të plotë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka ofruar presidentit rus Vladimir Putin një takim të drejtpërdrejtë dypalësh për të negociuar përfundimin e luftës, duke përdorur oligarkun rus Roman Abramovich si ndërmjetës sekret, ka mësuar Financial Times . Megjithatë, Putini e hodhi poshtë publikisht ofertën, duke deklaruar se nuk shihte asnjë kuptim në mbajtjen e takimit dhe duke vlerësuar se biseda do t’i sillte dobi vetëm Kievit në ndalimin e përparimit të forcave ruse. Burimet thonë se Zelensky priti Abramoviçin në Kiev muajin e kaluar për t’i dhënë një mesazh diskret udhëheqësit rus. Toni i mesazhit thuhet se ishte shumë më pak konfrontues sesa letra e hapur që presidenti ukrainas publikoi më 4 qershor, në të cilën ai bëri thirrje që SHBA-të dhe Evropa të përfshihen në...
Burimi:
sot.com.al