Zbulohet ‘banka fantazmë’ në Itali, grupet shqiptare pastronin fitimet e drogës përmes rrjetit sekret financiar
Autoritetet italiane kanë zbuluar një “bankë fantazmë” në zonën industriale të Prato, e cila dyshohet se përdorej nga organizata kriminale italiane dhe grupe të huaja, përfshirë edhe rrjete shqiptare, për pastrimin e parave të pista. Sipas hetimeve të Drejtorisë Antimafia në Florence, struktura funksiononte në fshehtësi të plotë dhe shërbente si qendër financiare paralele për qarkullimin e parave që vinin nga trafiku i drogës, kontrabanda dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Hetuesit thonë se skema përdorte sistemin informal “hawala” dhe më pas legalizonte paratë përmes faturave fiktive në tregtinë ndërkombëtare, kryesisht me kompani kineze. Sipas të dhënave paraprake, në këtë rrjet qarkullonin mbi 100 milionë euro në vit, të cilat futeshin si para të pista dhe dilnin si të ardhura të ligjshme biznesi. Operacioni ka çuar...
Burimi:
sot.com.al