Zbulohen dy lokale ku organizoheshin lojëra fati, arrestohen 4 persona në Tiranë! Procedohet një tjetër

Zbulohen dy lokale ku organizoheshin lojëra fati, arrestohen 4 persona në Tiranë! Procedohet një tjetër

Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të tjera të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në lokale. Lidhur me këtë operacion mësohet se janë vënë në pranga 4 persona dhe është proceduar penalisht një tjetër. Policia thekson se tre prej te arrestuarve u kapën në rrugën “Gjergj Legisi” në një lokal duke luajtur “Poker”. Lokali ishte në pronësi të një 58-vjeçari i cili është mes personave të arrestuar. I arrestuari tjetër u kap në lokalin e tij në Vaqarr. Gjatë këqyrjes së celularit të tij iu gjetën aplikacione që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati. “Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fati i lojërave”. Goditen 2 raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, në lokale. Vihen në pranga 4...