Zbulohen dy lokale ku organizohen lojërat e fatit në Tiranë, arrestohen administratorët

Zbulohen dy lokale ku organizohen lojërat e fatit në Tiranë, arrestohen administratorët

Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin ilegalisht, lojëra fati, me kompjuterë dhe me celularë në Tiranë. Për pasojë janë arrestuar 3 shtetas (administrator dhe punonjës në këto subjekte). Sekuestrohen nga të dyja subjektet, 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 celularë dhe bileta me baste sportive. Në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Multigames”. Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. K, 20 vjeç, S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç, pasi:-në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin që administronte 24-vjeçari dhe ishte punonjës shtetasin...