Zbardhet vrasja në Shkodër, drejtori i Policisë Proda: Punë profesionale dhe koordinim efikas

Zbardhet vrasja në Shkodër, drejtori i Policisë Proda: Punë profesionale dhe koordinim efikas

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda përgëzoi policinë e Shkodrës për zbardhjen e vrasjes të 67- vjeçarit Hysni Ymeri me lëndë eksplozive të komanduar në distancë dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mjaft efikas me Prokurorinë e Shkodrës. “Falënderoj dhe përgëzoj publikisht Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, strukturat hetimore dhe të gjitha forcat e angazhuara, si dhe Prokurorinë, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional që çoi në zbardhjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale, të kryer me përdorimin e lëndës eksplozive të komanduar në distance”, shkruan Proda. Policia e Shkodrës zbardhi vrasjen me lëndë eksplozive të 67-vjeçarit Hysni Ymeri në Shkodër, të ndodhur më 29 dhjetor 2025, në lagjen “Manush Alimani”. Në operacionin policor të koduar “SHADOWS”, janë arrestuar katër shtetas të dyshuar si autorë...