Zbardhet Librazhdi, temperaturat në Stëblevë shkojnë në minus 8 gradë

Zbardhet Librazhdi, temperaturat në Stëblevë shkojnë në minus 8 gradë

Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur edhe zonën e Librazhdit. Aksi nacional Librazhd Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit në disa zona. Po ashtu, policia rekomandon përdorimin e domave dimërore dhe zinxhirëve edhe në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pasi ka prani akulli. Temperaturat në Steblevë arrijnë në minus 8 gradë C, të shoqëruara me erë të fortë. Top Channel