“Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës, ulje temperaturash në të gjithë qarkun

“Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës, ulje temperaturash në të gjithë qarkun

Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura bore gjatë orëve të fundit, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe vështirësi në qarkullim. Bora ka zbardhur qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit, trashësia e saj ka kaluar 5 centimetra. Termometri ka zbritur në minus 2 gradë Celsius në qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat më të thella malore temperaturat kanë arritur deri në minus 9 gradë. Këto kushte atmosferike kanë krijuar prezencë të ngricave në disa akse rrugore nacionale. Veçanërisht problematike paraqiten rrugët Kukës–Peshkopi, Kukës–Qafë Mali, Krumë–Bajram Curri si dhe aksi Kukës–Shishtavec, ku drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të pajisen me goma dimërore...