Zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri në Shkodër
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së regjistruar mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku 39-vjeçari Izvi Gucia plagosi me armë zjarri shtetasin Genc Hoxha, 45-vjeç, pranë një servisi në vendin e quajtur Ura Dervishbeg. Hoxha mori një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, dyshohet se i plagosuri që njihej me Izvin Gucinë, ky i fundit pronar i një servisi makinash, kishte çuar automjetin e tij në këtë servis pranë urës Dervishbeg disa kohë më parë. 45-vjeçari nuk ka mbetur i kënaqur me shërbimin dhe ka shkuar para pak ditësh në servis dhe sipas burimeve të policisë e ka fyer autorin e plagosjes por ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim sepse ka qenë agjerueshëm. Gjatë ditës së djeshme...
Burimi:
kohajone.com