Zbardhen 9 grabitje në Tiranë, arrestohen 2 “skifterët”, njëri “bën roje”, tjetri futet në banesa

Zbardhen 9 grabitje në Tiranë, arrestohen 2 “skifterët”, njëri “bën roje”, tjetri futet në banesa

Dy persona të dyshuar si autorë të një serie vjedhjesh në banesa kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas një operacioni të koduar “Gracka”. Bëhet fjalë për personat me inicialet I. G., 34 vjeç dhe A. M., 39 vjeç, të cilët sipas hetimeve rezultojnë të përfshirë në të paktën 9 vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit. Ata janë kapur në rrugën “Panorama e Liqenit”, duke qarkulluar me një motor të dyshuar të vjedhur. Burime policore bëjnë me dije se të dyshuarit kishin me vete edhe mjete që përdoren zakonisht për vjedhje, çka i bëri të dyshojnë se po përgatiteshin për goditje të tjera. Të dy janë persona me precedentë penalë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit. Nga veprimet hetimore ka...