Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho hedh akuza ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke theksuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të shtetit ligjor dhe me rreziqe serioze për shëndetin e qytetarëve. Për të drejtësia po vepron me dy standarde, duke goditur opozitën dhe duke mbrojtur mazhorancën. Xhixho tha në ”A2cnn”, se rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për afera korruptive, tregon se qeveria po përdor parlamentin si “mburojë politike” për të penguar hetimet. “Një zyrtare e lartë nën akuzë nuk mund të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Në një vend normal do të kishte dorëheqje të menjëhershme,” tha Xhixho. Paralelisht me çështjen e drejtësisë, deputetja ngriti alarmin për sigurinë ushqimore, duke e cilësuar atë si një nga problemet më...