“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026
Korriku konsiderohet pa dyshim një nga muajt më idealë për pushime në bregdet, shkruan Francesca Ferri në një artikull të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Wom Travel”. Ditët janë të gjata dhe plot diell, temperaturat janë perfekte për t’u zhytur në ujë, ndërsa destinacionet turistike janë të gjalla dhe plot energji, por ende nuk janë pushtuar nga turmat e mëdha të gushtit. Ky ekuilibër i përkryer e bën korrikun muajin ideal për të nisur një udhëtim drejt perlave të Mesdheut dhe shumë destinacioneve të tjera magjepsëse evropiane. Të udhëtosh në korrik, veçanërisht në gjysmën e parë të muajit, do të thotë të shijosh plazhe më të qeta, ujëra të pastra kristal dhe shpesh edhe çmime më të favorshme. Pavarësisht nëse kërkoni relaks total, aventura,...
Burimi:
opinion.al