Vuante nga problemet e shëndetit mendor, gjendet i pajetë në dhomën ku po merrte mjekimin 47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, gjendet i pajetë në dhomën ku po merrte mjekimin 47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg

Sot, në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) është konstatuar i pajetë shtetasi F.Q., 47 vjeç, i dënuar me 25 vjet burgim me vendimin nr. 53, datë 07.03.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i formës së prerë më datë 19.03.2007, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/b/c-25 i Kodit Penal. I dënuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte diagnostikuar me skizofreni, për të cilën ndiqej në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet shëndetësore të sistemit penitenciar dhe trajtohej me mjekim të specializuar. Gjatë periudhës 2022–2026 ai ishte shtruar disa herë në Spitalin e Burgjeve, ndërsa shtrimi i fundit ishte realizuar më datë 28.05.2026. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:50 është konstatuar vetëvarja e tij në ambientin...