Vr@u me thikë pakistanezin në qeli, dënohet me burg përjetë shqiptari në Greqi
Gjykata e Përzier e Apelit shqyrtoi çështjen e vrasjes së një të burgosuri në burgun e Hanias, në zonën e Agias, një ngjarje e rëndë që tronditi institucionin e vuajtjes së dënimit në verën e vitit 2019. Incidenti ndodhi më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish shqiptarë u përleshën me një grup pakistanezësh brenda ambienteve të burgut. Nga përplasja mbetën të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve u godit me një thikë të improvizuar dhe pësoi plagë të rënda. I burgosuri, me origjinë pakistaneze, u transportua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai luftoi për jetën për dy ditë në Njësinë e Kujdesit Intensiv, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Pas hetimeve, katër...
Burimi:
kohajone.com