Vrau me thikë 31-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: E bëra për vetëmbrojtje! I rashë borisë, më shau…

Vrau me thikë 31-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: E bëra për vetëmbrojtje! I rashë borisë, më shau…

Gazment Buçpapaj, i cili u arrestua mbrëmjen e të hënës në Tropojë, si autor i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit më 20 shkurt te ish-Parku, është marrë në pyetje nga Policia për krimin e ndodhur. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas tij, ka marrë gruan në punë dhe është nisur për në spital. Aty, shprehet ai, ka gjetur rrugën e bllokuar dhe i ka rënë borisë, por viktima e ka sharë nga makina. Kanë ecur për 100 metra dhe Pashollari, sipas tij, ka ndaluar makinën, ka zbritur dhe e ka sharë. Aty, shprehet Buçpapaj, se janë zënë me grushte dhe, në kushtet e vetëmbrojtjes, e ka goditur me thikë. Që të premten, më...