Vrasje në aksin rrugor Thumanë–Krujë, i marrin jetën një burri

Vrasje në aksin rrugor Thumanë–Krujë, i marrin jetën një burri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”, ku një konflikt me pasoja fatale i ka marrë jetën një 57-vjeçari. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 00:40 dyshohet se gjatë një përplasjeje për motive të dobëta, shtetasi Petrit Ndou 57 vjeç, është goditur me sende të forta, duke pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë. Pak pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur autorin e dyshuar, si dhe disa shtetas të tjerë që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e konfliktit. Për shkak të fazës hetimore, identitetet e tyre nuk bëhen publike. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin...