Vrasje dhe trafik droge! Përfundon aksioni ‘blic’ në Vlorë, Inez Hajrulla e Ervis Matodashaj u ‘shpëtojnë’ SPAK

Vrasje dhe trafik droge! Përfundon aksioni ‘blic’ në Vlorë, Inez Hajrulla e Ervis Matodashaj u ‘shpëtojnë’ SPAK

Inez Hajrulla VLORË-Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH zbarkuan në qytetin e Vlorës, në zonën bregdetare të Orikumit për ekzekutimin e 7 urdhërarresteve të lëshuara pas zbërthimit të një sërë ngjarjesh kriminale.  Aksioni ka përfunduar, ndërsa raportohet se Hajrulla nuk është gjetur në bazën e tij në Orikum. Konkretisht, Inez Hajrulla dhe Matodashaj, i kanë shpëtuar operacionit të SPAK. Flodian Plakut dhe një personi tjetër iu është komunikuar në qeli masa e sigurisë së arrestimit, ndërsa tre të tjerë rezultojnë se ndodhen jashtë shtetit. SPAK ka zbardhur 2 vrasje dhe episode të trafikut të drogës. Deri tani mësohet se është zbardhur ekzekutimi i Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur më 6 shkurt 2021 në Vlorë./ZËRI