Vrasja e vitit 2016 në Bruksel, kush është shqiptari i dënuar që arrestohet pas 10 vite arrati (Emri)

Vrasja e vitit 2016 në Bruksel, kush është shqiptari i dënuar që arrestohet pas 10 vite arrati (Emri)

Personi i dënuar për vrasjen e përgjakshme të ndodhur në vitin 2016 në lokalin Café & Taverne 54, në rrugën Laeken në Bruksel, është arrestuar në Maltë pas gati dhjetë vitesh arratie. Lajmi është bërë i ditur nga media belge La Dernière Heure dhe është konfirmuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Brukselit, si dhe nga avokatja e të dyshuarit. Bëhet fjalë për Xhyljan Perdodën, shtetas shqiptar, aktualisht 27 vjeç, i cili u arrestua në Maltë në mesin e dhjetorit dhe u ekstradua drejt Belgjikës. Ai ishte dënuar në mungesë me 18 vjet burg nga Gjykata e Asizës së Brukselit në korrik të vitit 2020. Pas ekstradimit, Perdoda ka paraqitur kundërshtim ndaj vendimit, çka do të thotë se çështja do të rigjykohet nga një gjykatë tjetër....