Vrasja e snajperistit në Angli: Në Tiranë dorëzohet 26-vjeçari, bashkëpunëtor i ‘Babales’ së TikTok-ut

Vrasja e snajperistit në Angli: Në Tiranë dorëzohet 26-vjeçari, bashkëpunëtor i ‘Babales’ së TikTok-ut

Armando Marku, 26-vjeçari i cili kërkohej nga autoritetet britanike për vrasje, ka vendosur të dorëzohet këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës. Marku ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, Angli, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2019. Por për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë, Sajmir Dodoveci dhe Eugert Merizaj, i njohur në TikTok si ‘Babalja’. Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland-it, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, shtetasi shqiptar, Sajmir Dodoveci 40 vjeç,  u ndalua në një stacion treni në Bruksel të martën, më 23 dhjetor 2025. Dodoveci u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u akuzua për vrasjen...