Vrasja e Santiago Malkos! Nëna e ish-policit: Leonard Duka më vrau djalin në mes të rrugës, dua dënim me vdekje
Leonard Duka dhe Santiago Malko TIRANË-Ka vijuar sot seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për Leonard Dukën, i cilësuar si kreu i organizatës me emrin “Klani Duka”, që akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 te “Xhamlliku” në Tiranë. Në seancën e sotme në GJKKO, mbrojta e Dukës, avokatja Melina Gjeta, kundërshtoi motivin e pretenduar të vrasjes, duke theksuar se dy plagosjet për të cilat dyshohet se kanë lidhje me viktimën, janë ende pa autor. Sipas saj, prokuroria nuk mund të përcaktojë autorësi në një kohë ku nga organet kompetente nuk kanë zbardhur pistën e plotë. Po aahtu Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se nuk ka përdorur aplikacionin Sky Ecc. Nga ana tjetër nëna e viktimës Santiago Malko, deklaroi para gjykatës se Duka është përgjegjës...
Burimi:
zeri.ai