Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko. Selmani ishte shpallur fajtor nga Shkalla e Parë si pjesë e të ashtuquajturit “Klani Duka”, grup që sipas akuzës organizoi dhe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Rigjykimi në Apelin e GJKKO-së erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa SPAK këmbënguli që të mbetet në fuqi dënimi me 28 vite burg ndaj Selmanit. Kujtojmë se Selmanaj po hetohet dhe gjykohet si pjesë e grupit të njohur si klani “Duka”. Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ai është një nga autorët e dyshuar të atentatit të ndodhur në gusht të vitit 2019 në...
Burimi:
sot.com.al