Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, gazetarja Rista: Urdhri u dha nga një grup kriminal shqiptar

Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, gazetarja Rista: Urdhri u dha nga një grup kriminal shqiptar

Gazetarja Katerina Rista deklaroi nga Athina se vrasja e shqiptarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos në Greqi, nuk u parandalua nga autoritetet greke. ”Nuk ishte hera e parë. Kemi 6 muaj që ne kemi konstatuar se disa persona kanë tentuar ta vrasin këtë person, pra, Jani Aliajn, 49-vjeçarin shqiptar në burgun e Koridhalos. Ka ardhur në Greqi që në vitin 2016. Një grek është futur në qelinë e shqiptarit, mesditën e së hënës me një thikë dhe këtu ngrihet pikëpyetja në fakt, asnjë nga autoritetet përkatëse nuk arriti ta kapë dhe të parandalojë një ngjarje të tillë”,-theksoi ajo. Rista shtoi se autoritetet greke, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që urdhri për vrasjen e Aliajt, të jenë dhënë nga një grup kriminal shqiptar. “Sipas informacioneve...