Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Posaçme dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin e saj duke e dënuar Leonard Dukën me 30 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos.Ky vendim vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe konfirmon përfshirjen e Dukës në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Ndërkohë, për Erlis Dukën, vëllai i Leonard Dukës, është hequr masa e arrestit në burg, pasi ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. Po për këtë ngjarje është dënuar Fatmir Hyseni (Doqja) me 25 vite burg, Aleksandër Maxhaku me 25 vite burg, po ashtu me 25 vite është dënuar edhe Oltian Logaj. Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme kërkoi javën e kaluar dënimin e Leonard Dukës me 32 vite burg për veprat penale “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”...
Burimi:
gijotina.com