Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit/ KLGJ: Të vendoset policia e shtetit në të gjitha gjykatat
Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një shkrese të firmosura nga kryetari Ilir Rusi, drejtuar institucioneve më të rëndësishme në vend. kërkon marrjen e masave urgjente për të rritur sigurinë në gjykata pas vrasjes tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në tetor të vitit të shkuar. KLGJ kërkon vendosjen e Policisë së Shtetit në të gjitha gjykatat e vendit, me prezencë të përhershme dhe klasifikimin e gjykatave si institucione të rëndësisë së veçantë. “Kjo ngjarje përbën një akt të papranueshëm që ka goditur në themel sigurinë e sistemit gjyqësor dhe besimin publik tek shteti ligjor. Pas kësaj ngjarjeje, në vend të një reagimi të bashkërenduar institucional, opinioni publik ka qenë dëshmitar i një debati politik dhe institucional për përshkallëzimin e përgjegjësisë për sigurinë...
Burimi:
ntv.al