Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Lartë mbyll derën: Gjon Shkëmbi mbetet në qeli
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të mërkurë (21 janar), rekursin e Gjon Shkëmbit (i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja) për masë më të butë sigurie. Gjon Shkëmbi është xhaxhai i Elvis Shkëmbit, i cili vrau gjyqtarin e Apelit dhe insiston se nuk e ka shtyrë nipin për të kryer krim, ashtu siç edhe akuzohet. Ai i është drejtuar dy herë Gjykatës së Apelit, me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë, por kërkesat e tij janë rrëzuar dhe ai e kishte ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo e fundit ka rrëzuar sot ankimimin e Shkambit dhe ai do vijojë të mbetet në qeli. Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij...
Burimi:
gijotina.com