Vrasja e Gilmando Danit dhe ‘Sheqerit’ në Rinas, Prokuroria e Tiranës i kalon çështjen SPAK: Grupi i strukturuar kriminal

Vrasja e Gilmando Danit dhe ‘Sheqerit’ në Rinas, Prokuroria e Tiranës i kalon çështjen SPAK: Grupi i strukturuar kriminal

gilmando dani dhe muci shaljani TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka kaluar çështjen për kompetencë Strukturës së Posaçme (SPAK), lidhur me atentatin në Rinas ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Pas kryerjes së verifikimeve, prokuroria e Tiranës doli në konkluzionin që SPAK është organ kompeten për ta hetuar, pas dyshimeve se ngjarja ëshë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2025, tek rrethrrotullimi i Rinasit, ku humbën jetën Gilmando Dani mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani alian Shqeri, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).  Si ndodhi atentati i Rinasit Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit 'Nënë Tereza', teksa i plagosur...