Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas, Prokuroria ia kalon çështjen SPAK-ut
Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në muajin nëntor në Rinas. Mësohet se prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që SPAK është organ kompetent për të hetuar ngjarjen. Si ndodhi ngjarja? Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u...
Burimi:
gijotina.com