Vrasja e Fatbardh Licit/ E dyshuar për ndihmë ndaj Safet Bajrit, Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Vrasja e Fatbardh Licit/ E dyshuar për ndihmë ndaj Safet Bajrit, Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Më herët ndaj të dashurës së Safet Bajrit, është zbutur masa e sigurisë në ‘arrest shtëpie’, Ajo u arrestua më 26 shkurt të vitit 2025. E reja, ish-miss, ka mohuar çdo akuzë lidhur me përfshirjen e saj në vrasjen e Licit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin. Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar mbrojtjen e saj dhe ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë ndaj saj, duke e transferuar në arrest shtëpie. Ajo akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje. Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet...