Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan dhe burgim të përjetshëm për dy të tjerë
Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel ka dënuar bosin e mafies Franc Çopja me 25 vjet burg të hënën në mbrëmje për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarjes e ndodhur më 27 nëntor 2020, në Molenbeek. Sipas gjykatës, Çopja urdhëroi vrasjen nga Dubai. Ndërsa, personi i dytë që urdhëroi vrasjen, Mikael Qosja u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në krim. Gjykata vendosi se nuk kishte rrethana lehtësuese. Gjithashtu edhe ekzekutori i vrasjes, Flobenc Mecja, mori dënim të përjetshëm. Përveç tyre, Elton Roci u dënua me 20 vjet burg, Elvis Murataj me 8 vjet, dhe Eljo Bitri me 5 vjet burg. Ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë që nga nëntori i 2023 dhe është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas gjykatës, dënimi...
Burimi:
gijotina.com