Vrasja e Ardit Spahiut! Ekzaminimi: Çopja s’ka probleme mendore! Eljo Bitri më i qarti, “i prekur” nga vdekja e të vëllait

Vrasja e Ardit Spahiut! Ekzaminimi: Çopja s’ka probleme mendore! Eljo Bitri më i qarti, “i prekur” nga vdekja e të vëllait

Eljo Bitri dhe Franc Çopja BELGJIKË-Procesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, i filluar më 9 janar për vrasjen e Ardit Spahiut ka vijuar sot me seancën e radhës.  Gjashtë nga nëntë të akuzuarit që po gjykohen nga gjykata e Brukselit për organizimin ose ekzekutimin e vrasjes së Ardit Spahiut nuk paraqesin çrregullime mendore ose psikike që mund të ndikojnë në perceptimin e tyre të realitetit. Këtë e kanë bërë të ditur dy ekspertë, një psikiatër dhe një psikolog, të premten pasdite para gjykatës së Brukselit.  Franc Gergely, i njohur si Çopja, i dyshuar si një nga organizatorët e vrasjes së Ardit Spahiut, nuk tregoi asnjë çrregullim të dukshëm gjatë ekzaminimit nga ekspertët. Megjithatë, ata nuk vërejtën ndonjë “empati të tepruar” ndaj viktimës....