Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës
Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023, është paraqitur sërish këtë të martë (10 mars) në Gjykatën e Lezhës, në vijim të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij. Në seancën e radhës, mbrojtja pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për çështjen. Mbrojtja përmes avokatit Kujtim Cakrani pretendon se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë në këtë ngjarje. Pas paraqitjes së konkluzioneve nga pala mbrojtëse, pritet që gjykata të tërhiqet për vendim. Ndërkohë më 3 mars Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez. Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe...
Burimi:
gijotina.com