Vrasja e Andi Malokut dhe atentati ndaj Arjan Ndojës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Redjan Rraja TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë të Redjan Rrajës, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoja, vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit. Ndërkohë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilajn, bashkëpunëtor i Redjan Rrajës. Gjykata e Lartë e konsideron të pa bazë rekursin e dy të akuzuarve dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Si ndodhi atentati ndaj prokurorit? Arjan Ndoj, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës në...
Burimi:
zeri.ai