Vrasja e 57-vjeçarit me çekiç në Thumanë, arrestohen edhe dy persona të tjerë
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e një 57-vjeçari të ndodhur në aksin rrugor Thumanë–Krujë, ku pas autorit të dyshuar janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. Sipas policisë përveç Andi Vokrit, autorit të dyshuar të krimit për janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, pranë urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë, që po udhëtonin me një automjet, janë përfshirë në një konflikt verbal me Petrit Ndou 57 vjeç, i cili po lëvizte me automjetin e tij.
Burimi:
gijotina.com