Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të premte
Territori i Shqipërisë do të ndikohet sot nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet parashikohen të jenë të dobëta deri lokalisht me intensitet mesatar në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë kryesisht të dobëta. Gjatë ditës, në disa zona priten edhe stuhi lokale të shoqëruara me bubullima, të cilat mund të sjellin përkeqësime të përkohshme të kushteve atmosferike. Temperaturat do të variojnë nga 17°C në zonat më të freskëta deri në 26°C në ato më të ngrohta. Në det parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 3 ballë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 5-10 m/s, ndërsa...
Burimi:
sot.com.al