Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet
Deputetja e PD, njëkohësisht edhe zëvendëspresidente e EPP Women, Albana Vokshi, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, denoncoi emigrimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, duke e cilësuar atë një krizë të rëndë të demokracisë. Gjatë fjalës së saj ,Vokshi theksoi se mbi 1.1 milion shqiptarë janë larguar në dekadën e fundit, kryesisht të rinj, ndërsa mungesa e shpresës, përjashtimi politik dhe rrjetet e patronazhit po i detyrojnë ata të braktisin vendin. Ligjvënësja demokrate paralajmëroi gjithashtu se largimi i rinisë, po minon përfaqësimin demokratik dhe të ardhmen e vendit. Deklarata e plotë: I nderuar Kryetar, të nderuar kolegë, Falënderoj raportuesit për raportin e tyre dhe për ngritjen e kësaj çështjeje jetike. Në Shqipëri, studentët dhe të rinjtë kanë bërë histori. Në vitet...
Burimi:
gijotina.com