Vokshi: AKSHI dhe tuneli i Llogarasë janë pasqyra e kësaj qeverie

Vokshi: AKSHI dhe tuneli i Llogarasë janë pasqyra e kësaj qeverie

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë, duke deklaruar se të gjitha dosjet hetimore çojnë te kryeministri Edi Rama dhe familjarët e tij.  Sipas Vokshit, vendi ndodhet përballë një niveli “marramendës” korrupsioni dhe përfshirjeje të krimit të organizuar në qeverisje. Ajo përmendi si shembuj dosjen e AKSHI-t dhe atë të tunelit të Llogarasë, të cilat, sipas saj, përfaqësojnë qartë mënyrën se si qeveriset vendi. ”Të gjitha dosjet të çojnë te Edi Rama dhe familja e tij, te gruaja apo te baxhanaku. Ka korrupsion marramendës dhe krim të organizuar. Dosja e AKSHI-t dhe ajo e tunelit të Llogarasë me Belinda Ballukun janë pasqyra e kësaj qeverisjeje”,-u shpreh Vokshi. Duke u ndalur te situata e zv/kryeministres Balluku, deputetja demokrate deklaroi se ajo është politikisht...