Vodhi makinë gjatë natës në Vlorë, Policia arreston 45-vjeçarin
Një 45-vjeçar është arrestuar pas një vjedhjeje automjeti gjatë natës në Vlorë. Sipas njoftimeve zyrtare, personi i arrestuar është identifikuar si S. K., banues në Vlorë, ndërsa automjeti i vjedhur është sekuestruar. Ngjarja ndodhi pasi një shtetase kallëzoi në polici se gjatë natës i ishte vjedhur automjeti. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën për identifikimin e autorit. Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”. Njoftimi i policisë: Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”. Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori. Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës. Shërbimet e Komisariatit...
Burimi:
gijotina.com