Vlorë/ Pushuesi dëmtohet nga helika e skafit! Dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë
Një pushues ka mbetur i lënduar pas një incidenti në det pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi në Sazan. I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al